Rrahman Rama, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe përkrahës në Llaushë, ku u mirëprit nga familja e njohur Dushkolli.
Rama shprehu falënderimet e tij për mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e treguar.
Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e mbështetjes nga komuniteti lokal, duke e cilësuar si motivim për vazhdimin e angazhimit drejt ndryshimeve pozitive për të gjithë qytetarët. Ai u shpreh optimist për të ardhmen, duke përmendur vizionin e tij për një qeverisje më të mirë dhe më të drejtë.
“Natyrisht që ka shpresë për #mamirë, kur kemi përkrahje të tillë si në familjen Dushkolli,” shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale pas takimit.
Ky takim është pjesë e një fushate më të gjerë të PDK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku Rama ka theksuar shpesh rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për vendin.