Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, sonte ka vizituar klubin e xhudos në Mitrovicë, ku pati mundësinë të bashkëbisedojë me të rinj të talentuar që po ndjekin hapat e kampiones së madhe, Majlinda Kelmendi, shkruan Klina.info.
“Është e jashtëzakonshme të shohësh nga afër punën që bëhet në këto palestra. Nuk është rastësi që Kosova është kampion në xhudo, sepse pas çdo stërvitjeje qëndron përkushtimi dhe puna e palodhshme,” tha Rama, i cili u shpreh i bindur në suksesin e këtyre të rinjve.
Ai vlerësoi se talenti dhe përkushtimi i sportistëve të rinj po i japin Kosovës një arsye tjetër për të qenë krenare në arenën ndërkombëtare, duke ndjekur shembullin dhe ëndrrën e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi.
“Suksese në këtë rrugëtim të bukur! Jam i sigurt se do të vazhdoni të na bëni krenarë,” përfundoi Rama.