Rrahman Rama, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka nisur ditën e tij me një vizitë në klubin futbollistik Ramiz Sadiku në Prishtinë, ku ka pasur mundësinë të takojë të rinjtë e këtij klubi dhe të bisedojë për angazhimin e tyre në sport dhe aktivitete shoqërore.
Rama shprehu mbështetje për punën dhe pasionin e të rinjve, duke theksuar se ky vullnet për punë dhe energjia e tyre janë inspirim për të. Ai shtoi se gjithnjë e më shumë është i motivuar të punojë për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe sidomos për të rinjtë e Kosovës.
“Kur po shoh vullnetin dhe energjinë e të rinjve, çdo ditë më shumë rritet dëshira ime për të punuar për një Kosovë më të mirë,” tha Rama gjatë vizitës.
Ky takim është pjesë e angazhimeve të Rrahman Ramës si kandidat për të përmirësuar mundësitë e të rinjve në fusha të ndryshme, përfshirë sportin, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik.
Hashtags e fushatës:
#PDK131
#Rr7