Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, zhvilloi mbrëmë një takim të ngrohtë dhe miqësor me banorët e Bërnicës së Prishtinës. Gjatë këtij bashkëbisedimi, u diskutua për sfidat aktuale me të cilat përballet vendi dhe hapat që PDK-ja synon të ndërmarrë për një Kosovë më të zhvilluar.
Rama prezantoi planin e tij dhe të ekipit të PDK-së, duke theksuar angazhimin për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe krijimin e mundësive të reja për ta, transmeton Klina.info.
“Jam i bindur që me vizionin dhe bashkëpunimin e të gjithëve, Kosova mundet #mamirë,” deklaroi Rama pas takimit.
#Rr7 #KosovaMundetMaMirë