Rrahman Rama: Qytetarët e Shipolit në Mitrovicë besojnë se ma mirë bëhet me Bedri Hamzën

Rrahman Rama, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka takuar qytetarët e Shipolit në Mitrovicë, me të cilët zhvilloi një bisedë të hapur mbi shqetësimet dhe çështjet që i preokupojnë ata.

Gjatë këtij takimi, Rama theksoi se qytetarët ishin të vendosur në mbështetje të Bedri Hamzës, duke besuar se nën udhëheqjen e tij mund të arrihet përparim i vërtetë për qytetin dhe rajonin.

“Qytetarët e Shipolit janë të bindur se vetëm me Bedri Hamzën mund të sjellim ndryshimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës,” tha Rama, duke shprehur angazhimin e tij për të punuar për mirëqenien e qytetarëve.

Ky takim ka theksuar edhe njëherë se mbështetja për PDK-në dhe liderët e saj është e fuqishme në nivel lokal, duke synuar një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe Kosovën.