Rrahman Rama pritet ngrohtësisht nga banorët e Kçiqit të Madh

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Kçiqit të Madh, ku bashkëbisedoi për shqetësimet dhe nevojat e tyre.

“Faleminderit banorëve të Kçiqit të Madh për pritjen e ngrohtë. Mora mesazhe entuziaste dhe ndjeva afërsinë që e karakterizon këtë fshat,” u shpreh Rama.

Ai theksoi përkushtimin e tij për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe për të adresuar sfidat e komuniteteve lokale me angazhim dhe përgjegjësi.

#mamirë #Rr7