Rrahman Rama: Përkrahja e sportit dhe rinisë, prioritet i PDK-së

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka vizituar ekipin e futbollit Trepça, ku nga afër ka parë përkushtimin dhe punën e palodhshme të skuadrës në rrugëtimin drejt avancimit në Superligën e Kosovës.

Në këtë takim, Rama theksoi rëndësinë e mbështetjes për sportin dhe të rinjtë, duke i cilësuar ato si shtyllat kryesore të zhvillimit dhe mirëqenies së shoqërisë, transmeton Klina.info

“Përkrahja e rinisë dhe sportit është prioritet i planit tonë. Ju dhashë fjalën që do t’ju qëndrojmë afër për çdo nevojë,” deklaroi ai, duke u zotuar për mbështetje konkrete ndaj ekipit dhe për promovimin e sportit si pjesë e rëndësishme të programit të tij.

Kjo vizitë shërben si një tjetër dëshmi e përkushtimit të PDK-së për të fuqizuar sportin dhe për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë e vendit.