Rrahman Rama: “Nga Prishtina në Skënderaj, përkrahja po rritet çdo ditë”

Pas një tubimi madhështor në Prishtinë, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka vazhduar fushatën me takime qytet më qytet.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama njoftoi se sonte ishte në Skënderaj, ku u mirëprit nga miq e dashamirë të familjes së Behram Gecit.

“Falënderoj të gjithë për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që po ndjej në çdo hap të kësaj rruge,” theksoi ai.

Rrahman Rama ka premtuar një angazhim të palëkundur për interesat e qytetarëve, duke ftuar votuesit t’i bashkohen vizionit të tij për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Me sloganin #PDK131 dhe #Rr7, Rama synon të jetë zëri i fortë i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.