Rrahman Rama në Dobërllukë: Atmosferë entuziaste, Vushtrria po bëhet gati për ma mirë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim entuziast me banorët e Dobërllukës, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe mbështetja për platformën e tij po rritet çdo ditë.

“Si në Dobërllukë, ashtu edhe në gjithë Vushtrrinë, po ndihet entuziazmi dhe gatishmëria për të zgjedhur rrugën më të mirë. Kjo mbështetje e jashtëzakonshme është një motivim i madh për të vazhduar përpara,” tha Rama.

Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe për besimin e tyre në vizionin e PDK-së për një të ardhme më të mirë, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit për të sjellë ndryshimin e dëshiruar më 9 shkurt.