Rrahman Rama: Mikpritja e qytetarëve na jep energji për të vazhduar

Mbrëmë, kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, zhvilloi një takim të përzemërt me familjen Murseli në Nishec të Prishtinës.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

“Jam ndjerë si në shtëpinë time falë pritjes së ngrohtë të familjes Murseli,” u shpreh Rama, duke vlerësuar angazhimin dhe mikpritjen e qytetarëve në këtë periudhë intensive të fushatës.

Ai theksoi se takimet me qytetarët, edhe në orët e vona, janë burim i pashtershëm motivimi dhe energjie për të vazhduar rrugëtimin politik.

Në fund, Rama shprehu mirënjohje të veçantë për familjen Murseli dhe gjithë ata që po e mbështesin në këtë proces.

#Rr7