Rrahman Rama me përkrahje të fuqishme në Akrashticë: “Më mbushët me energji për të vazhduar në çdo cep të Kosovës!”

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, është pritur ngrohtësisht nga banorët e Akrashticës, ku ka marrë mbështetjen e fortë të bashkëvendësve të tij, shkruan Klina.info.

“Sonte në Akrashticë mora përkrahjen që më duhej për të vazhduar punën në çdo fshat e qytet tjetër,” ka deklaruar Rama, duke falënderuar fshatin e tij për besimin dhe përkrahjen e palëkundur ndër vite.

Ai ka shtuar se thirrja që dominoi mbrëmjen ishte pikërisht ajo e fitores: #mamirë, duke reflektuar besimin e qytetarëve në vizionin dhe punën e tij për të mirën e Kosovës.