Rrahman Rama: Lapidari për Major Milaim Fejzullahu, një nderim i përjetshëm për veprën e tij

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, sot mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit në nderim të eprorit të UÇK-së dhe Policisë së Kosovës, Major Milaim Fejzullahu.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e përkujtimit të veprave të heronjve që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe sigurinë e vendit, transmeton Klina.info.

“Veprat e Majorit gjatë luftës në radhët e UÇK-së dhe më pas në shërbim të Policisë së Kosovës do të mbeten përjetësisht të skalitura në pllakën e zbuluar sot në fshatin e tij të lindjes,” tha Rama.

Ai përfundoi mesazhin e tij duke shprehur nderim të thellë për jetën dhe veprën e Major Milaim Fejzullahut: “Lavdi jetës dhe veprës së Major Milaim Fejzullahut!”