Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, mbrëmjen e përmbylli në lagjen Bair të Mitrovicës, ku u takua me qytetarët për të ndarë ide dhe vizionin për një Kosovë më të mirë.
“Diskutuam për Kosovën e sotme dhe për atë që ne besojmë se mund të jetë: një Kosovë #mamirë. Besimi dhe entuziazmi që pashë sot janë dëshmia se qytetarët duan ndryshim,” theksoi Rama, transmeton Klina.info.
Ai shtoi se Kosova #mamirë nuk është thjesht një slogan, por një zotim për të punuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. “Në këtë rrugë, nuk ka vend për kompromis: bashkë, mund ta bëjmë të mundur.”
Bisedat e ngrohta dhe përkushtimi i qytetarëve në Bair ishin një shembull i qartë, tha Rama, se ndryshimi fillon me besim dhe përfundon me veprime konkrete.