Rrahman Rama kandidat për deputet nga PDK: Takim me qytetarë në Shkabaj

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, zhvilloi një takim me qytetarët e Shkabajt në Prishtinë, ku prezantoi programin e partisë dhe planin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.

Në këtë tubim, Rama theksoi rëndësinë e vizionit të PDK-së për zhvillimin e Kosovës dhe angazhimin e tij personal për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në Kuvend.

“Ne kemi një plan të qartë për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë. Ky plan nën udhëheqjen e Bedri Hamzës është zgjidhja që vendi ynë ka nevojë,” u shpreh Rama gjatë takimit.

Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës së PDK-së, e cila po vazhdon me aktivitete të shumta nëpër gjithë Kosovën.

#Rr7 #PDK31