Rrahman Rama, kandidat i PDK-së: “Pestova na dha energji dhe mbështetje për të vazhduar”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka falënderuar banorët e Pestovës për pritjen dhe mbështetjen që i kanë ofruar gjatë një takimi elektoral. Ai theksoi se përkrahja e tyre i ka dhënë më shumë motivim për të vazhduar përpara me fushatën dhe për t’i qëndruar besnik vizionit të tij për ndryshime pozitive.

“Pestova na dha sonte mbështetjen e duhur, që po na mbush edhe me më shumë energji për të vazhduar,” u shpreh Rama, duke nënvizuar rëndësinë e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët për të kuptuar më mirë nevojat dhe aspiratat e tyre.

Ai shprehu besimin se më 9 shkurt do të shënohet një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët, duke ftuar publikisht votuesit të përkrahin platformën e Partisë Demokratike të Kosovës.