Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Rrahman Rama, e ka mbyllur mbrëmjen e së dielës me një takim entuziast në Sudenicë të Istogut.
Në një postim të tij, Rama ka ndarë emocionet dhe përkrahjen që po merr në çdo cep të Kosovës, duke falënderuar qytetarët e Istogut për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të madhe, shkruan Klina.info.
“Energjia po ndjehet anë e kënd Kosovës. Faleminderit Istog!” – shkruan Rama.
Me këtë përkushtim dhe entuziazëm, Rama vazhdon fushatën e tij, duke u bërë zë i qytetarëve dhe një kandidat i përkushtuar për të ardhmen e vendit.