Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e Mitrovicës në kuadër të fushatës zgjedhore, duke shfaqur vendosmëri dhe optimizëm për fitoren e PDK-së.
Në një aktivitet derë më derë në lagjen “2 Korriku”, Rama dhe ekipi i tij u pritën ngrohtësisht nga banorët.
Ai falënderoi të gjithë për mikpritjen dhe përkrahjen e sinqertë që po i jepet kauzës për një të ardhme më të mirë.
“Derë më derë, në çdo lagje të Mitrovicës po shihet atmosfera dhe vendosmëria për #mamirë,” tha Rama, duke theksuar se qytetarët po bashkohen në mbështetje të Partisë Demokratike dhe vizionit të saj për ndryshim dhe zhvillim.
PDK-ja, e cila garon me numrin 131 në këto zgjedhje, vazhdon të promovojë një platformë që fokusohet në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e mirëqenies qytetare.
Fushata po intensifikohet, ndërsa kandidatë si Rrahman Rama po zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me qytetarët për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të paraqitur angazhimet që PDK-ja synon të realizojë pas fitores.