Rrahman Rama: Bizneset vendore, shtylla e zhvillimit ekonomik – mbështetja për to është prioritet

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, ka vizituar kompaninë “Albed” në Vushtrri, një ndër kompanitë lidere në përpunimin e drurit në Kosovë, shkruan Klina.info.

Ai vlerësoi punën e palodhur dhe kontributin e madh që kjo kompani, si dhe bizneset tjera vendore, japin për ekonominë e vendit.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë ‘Albed’, e cila është dëshmi e profesionalizmit dhe suksesit të bizneseve tona vendore. Këto kompani janë ndër punëdhënësit kryesorë në Kosovë dhe kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se mbështetja për bizneset vendore është një ndër prioritetet kryesore të programit të PDK-së, me synimin për të krijuar një mjedis më të favorshëm për rritjen dhe zgjerimin e tyre.

“Ne kemi një plan të qartë dhe konkret për përkrahjen e bizneseve, veçanërisht atyre që krijojnë vende të reja pune dhe gjenerojnë zhvillim ekonomik. Rritja e tyre do të thotë ekonomi më e fortë dhe një e ardhme më e sigurt për të gjithë,” përfundoi Rama.

Rritja e bizneseve lokale mbetet një hap kyç për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik të Kosovës.