Rrahman Rama: Atmosferë miqësore në Druar të Vushtrrisë

Në një takim të ngrohtë e miqësor në Druar të Vushtrrisë, kandidati për deputet i PDK-së, Rrahman Rama, u prit nga familja Ibishi. Rama shprehu falënderime për mikpritjen dhe theksoi se kjo mbështetje e fortë i ka forcuar bindjen se partia dhe ekipi i tij janë në rrugën e duhur për të sjellë ndryshime pozitive.

“Po takojmë shumë qytetarë, nga shtëpia në shtëpi, dhe të gjithë po e potencojnë se mundemi #mamirë,” u shpreh ai, shkruan Klina.info.

Rrahman Rama dhe ekipi i tij po vazhdojnë me intensitet takimet në terren, duke dëgjuar zërin e qytetarëve dhe duke promovuar platformën e PDK-së për zhvillim e progres.