Për 32 vjet, shërbeu si arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Por, ka 8 vjet që Rrahman Jasharaj ka lënë punën si mësimdhënës. Tani drejton njërën nga sindikatat me të mëdha në vend.
Për këto dy mandate, si kryetar i SBASHK-ut, thotë se është krenar që, sipas tij, e kthyen dinjitetin mësimdhënësve.
“Pastaj kështu vazhduam me ngritje, sepse pas luftës mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit e merrnin një pagë që konsiderohej si ndihmë sociale, shiheshin si njerëz me halle”, thotë Jasharaj.
E në gjithë këtë, sipas Jasharaj, më së shumti kontribuoi ish kryeministri Hashim Thaçi.
Por me Ramush Haradinajn si kryeministër, kishte debate goxha të ashpra.
“Nganjëherë unë e hetoja që po bëhej nervoz dhe ishte e natyrshme si kryeministër, por unë duke e ditur natyrën e tij dhe duke e ruajtur atmosferën entuziaste, i thoja kryeministër mësuesit të shohin si hero të luftës dhe paqes, ai ndihej mirë, e ma kthente po edhe mësuesit e viteve 90 janë heronj, dhe biseda merrte kahje tjetër”, tregon Jasharaj për Tëvë1.
Por, për dallim nga këta dy, me kryeministrin aktual thonë se nuk i kanë punët mirë.
“Është kryeministri Kurti, i cili edhe pas shumë kërkesave tona, nuk është takuar asnjëherë me ne”.
Madje për Kurtin, ka edhe një thirrje publike.
“E pata thirrë edhe publikisht të bëhet anëtar i SBASHK-ut, e ti provojmë forcat, nëse fiton le të udhëheq edhe me SBASHK edhe me qeverinë e une kthehem në arsim”.
E pas gjithë punës që e bën, Jasharaj thotë se shumë herë është fyer e kërcënuar.
Edhe nëse jam më i poshtri në botë, familja nuk ka faj. Prandaj jam ndier keq, sepse kur kthehesha nga puna i shikojë fëmijët e fmi që janë të rritur e dalin me shoqëri, sigurisht iu thonë a e pe çka i thanë babait pa ndonjë qëllim me shikonin fëmija dhe e dija që me kanë fyer e pastaj e mbylla Facebookun.
�Ndonëse gjithmonë lufton për ta ngritur pagën e punëtorëve të arsimit, sa paguhet vet Rrahman Jasharajn.
“Këshilli drejtues i SBASHK i përcakton pagat, e kam thënë disa herë, paga ime është sa dy paga të një mësimdhënësi”, tregon ai.
�E në fund, Rrahman Jasharaj ka një lajm të keq për mësimdhënësit.
“Nëse Zoti s’ma ndërprenë mandatin dhe jetën, që është me vullnetin e tij, më të përfunduar të këtij mandati, me vjen koha të pensionohem”.
Jasharaj ne këto vite pune organizoi shumë greva deri në arritjen e qëllimeve.