Një rrahje ka ndodhur në qendrën e paraburgimit në qytetin e Pejës, ku një person është ankuar se është sulmuar nga persona të tjerë.
Ai ka rrëfyer se rasti ka ndodhur në kuzhinën e qendrës së paraburgimit.
Sipas policisë, si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori, i cili ka kërkuar që rasti të hetohet