Para pak minutash një grup i disa personave janë përlesheshur fizikisht pranë Stacionit të Policisë në Klinë, më konkretisht në një lokal në pompe derivatesh.
Të njejtit persona dyshohet se kanë përdorur edhe mjete të rënda gjatë përleshjes.
Klina.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, me ç’rast dyshemeja e lokalit duket e përgjakur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës, derisa ende nuk dihen motivet e gjithë kësaj situate.
Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.