Rrahje masive në pishinën e Istogut (Pamje)

Qyteti i njerëzve të “butë” e ka treguar sot “të fortin”.

Në Istog ka kërsitur dajaku në mes të ditës. Rrahja masive ka ndodhur në pishinën “Delfinat” në Istog.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i përfshirë në këtë rast është Visar Hajzeraj, i njohur si Visar Uça.

Bilanci i kësaj ngjarje ka pasuar me disa të lënduar dhe të arrestuar.