Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një rrahje që ndodhi në qytetin e Pejës, në vendin e njohur “Te Qendra Zejtare”.
Në pamjet e publikuara shiheshin tre persona që sulmojnë me shqelma e grushte një person tjetër.
Burimet brenda Prokurorisë i kanë thënë Sinjalit se të dyshuarit për këtë rast është babai me dy djemtë e tij.
Ndërkaq, motivi i rrahjes dyshohet se lidhet me një borxh që viktima ua kishte atyre.
Burimet e njëjta bëjnë të ditur se tre të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.