Një i ri mitrovicas pretendon se është sulmuar seksualisht nga Mjeku Specialist në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
Ai thotë të jetë ngacmuar të premten, derisa kjo u bë edhe motiv që doktori të sulmohet fizikisht nga familjarët e tij.
Mjeku i tha Klan Kosovës se e gjithë kjo është inskenim dhe nuk ka ndodhur diçka e tillë.
Ndërkaq i riu, përmes shokut të tij, fillimisht i konfirmoi televizionit rastin derisa më pas tha që e gjitha ka qenë një gënjeshtër.
Në polici kanë nisur hetimet për rastet.