Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kanë fyer dhe kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:30 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.
Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore.
Ndërsa, dy të dyshurait pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./