Policia e Kosovës ka arrestuar dje një burrë në fshatin Serbobran të Istogut, në orët e pasditës. Sinjali merr vesh se deri te arrestimi i tij erdhi pas fyerjeve dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë që patrullonin në atë pjesë.
E gjithë ngjarja filloi pasi Policia i shqiptoi të njëjtit një gjobë për shkelje të rregullave të tarfikut. E siç duket, i arrestuari “nxori dhëmbët” dhe fuy e rrahu policët. Madje njërin prej tyre e bëri për spital.
Zyrtari policor i lënduar është dërguar në spital për trajtim mjekësor, shrkuan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetes brenda Prokurorisë bëjnë me dije se me vendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje.