Rovena tregon arsyen pse s’u martua: Muzika më la pa krijuar familje

Rovena ka biseduar me Gjestin për karrierën e saj në muzikë dhe përkushtimin e saj.

Sipas saj, përveç tjerash, përkushtimi ndaj muzikës ka edhe sakrificat e veta.

E njëjta tha se duke qenë se i është dhënë shumë karrierës, nuk ka arritur të martohet dhe të krijojë familjen e saj.

“Nuk kam arritë të martohem dhe të krijoj familje sepse i jam përkushtuar shumë po shumë muzikës”, u shpreh Rovena.