Këngëtarja Rovena Stefa së fundmi ka sjellë projektin e shoqëruar me videoklip “Le të thyhen gotat” i cili është pritur mirë nga publiku.
Në një intervistë në “Reload” në RTV Dukagjini, ka treguar se tashmë është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova.
E pyetur nëse ajo do të vijë në Kosovë apo ai do të shkojë të jetojë me Rovenën në Shqipëri, këngëtarja është përgjigjur:
“Këtë gjë e rregullojmë, nuk është fare problem”.
Duke folur për projektin e fundit këngëtarja ka thënë se mesazhi i saj lidhet me kalimin e pandemisë.
“Ka qenë kohë shumë e tmerrshme për të gjithë. Muzika është e vetmja mënyrë që na hekë pak marazin. Edhe kënga lindi në një atmosferë të ngrohtë dashurie”, tregon ndër të tjera Rovena Strefa.