Ikona braziliane, Ronaldo Nazario një herë e një kohë zgjodhi tetë futbollistët më të mirë në histori, por la anash një emër të madh.
Ronaldo, 48-vjeçar, ishte një nga lojtarët më të mirë të futbollit, teksa mbetet një nga sulmuesit më të mëdhenj që e kanë luajtur këtë sport.
Ai shënoi 352 gola në 518 ndeshje në karrierën e tij profesionale, me sulmuesin që ka luajtur për Barcelonën, Interin, Real Madridin, Milanin, ndër shumë klube të tij.
Ai gjithashtu arriti të shënoi 62 gola në 98 paraqitje me Brazilin, duke fituar Kupën e Botës më 1994 e 2002.
Braziliani po ashtu e fitoi dy herë “Topin e Artë” gjatë karrierës së tij, duke u bërë njëri ndër 10 lojtarët e vetëm që e kanë fituar këtë çmim më shumë se një herë.
Dhe, ai mund të kishte arritur edhe më shumë në karrierën e tij, por që lëndimet në gju e detyruan të lë herët futbollin.
Megjithatë, Ronaldo “Fenomeni” beson se ai e meriton një vend në listën e lojtarëve më të mirë të historisë.
Në një intervistë për “The Guardian” më 2022, ai zgjodhi tetë futbollistët më të mirë të historisë.
“Kur ke Maradonën, Messin, Cruyff, Beckenbauer, Pele, Van Basten, Ronaldinho. Mund ta përfshij edhe veten. Nuk mund t’i renditësh, s’mund të krahasosh gjeneratat”, tha ai fillimisht.
“Njerëzit më thonë ‘Ronaldo Origjinal’, por të tjerët nuk ishin falso. Unë nuk jam i vetmi dhe shumë të tjerë do të vijnë pas meje”, tha ai më tutje.
Mirëpo, çuditërisht, ai nuk e përfshiu në listën e tij, superyllin portugez, Cristiano Ronaldon.
Pavarësisht se tashmë lojtari i Al-Nassr e ka fituar pesë herë “Topin e Artë”.
Ronaldo, 39-vjeçar ende po vazhdon me paraqitje të mira, teksa ia ka vënë syrin 1000 golave.
Ai tashmë veçse e ka kaluar numrin 900, për gola të shënuar.