Roma ka fituar sezonin e parë historik të Conferenc Ligës.
Skuadra italiane ka mposhtur Feynoordin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në “Air Albania” në Tiranë.
Kryeqyteti shqiptar ishte me fat për Jose Mourinhon që fitoi kompeticionin e tretë evropian pas Champions League dhe Europa League,
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të pas një asistimi të Mancinit.
Përkundër statistikave më të mira në këtë sfidë, holandezët nuk e gjetën rrjetën dhe një gol vendosi fatin e ndeshjes.
Roma do të shkruhet në histori si kampioni i parë i këtij kompeticioni e në anën tjetër Tirana për organizimin e parë të finales.