E talentuar, e bukur dhe me stil, këto janë vetëm disa nga karakteristikat që mund ta definojnë më së miri yllin kosovar të muzikës botëror, Rita Ora.
Këngëtarja e famshme i kushton rëndësi paraqitjes së jashtme dhe vjen çdo herë në hap me trendët e reja të modës.
Ajo shpenzon shuma të mëdha parash edhe në gjërat më elementare të pamjes, siç janë thonjtë.
Vetëm një manikyr i 29 vjeçares mund të kap vlerën e mijëra dollarëve.
Kjo ndodhi në ngjarjen e ‘MTV Video Music Awards 2015’ kur Rita Ora parakaloj plotë glamur në tapetin e kuq.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova kishte harxhuar plot 70 mijë dollarë vetëm në manikyr.
“Ky manikyr i saj ishte punuar me merimanga me diamantë dhe fjongo të kuqe me rubin”, duke iu përshtatur fustanit të kuq glamuroz që ajo kishte veshur në këtë mbrëmje.
Prandaj, jo më kotë ylli i hitit ‘Ritual’ konsiderohet si një nga femrat më të bukura dhe më të kompletuara në botë./