Rita Ora, ylli shqiptar me famë botërore, ka “çmendur” fansat e saj shqiptarë.
Ajo është parë duke ndjekur finalen e Kupës së Botës në Rugby bashkë me tenistin serb, Novak Djokovic.
Djokovic njihet për deklaratat kontroverse anti-kosovare.
Ai vazhdimisht bën fushatë propagandën serbe kinse Kosova është pjesë e Serbisë.
Rita javë më parë kishte bërë një tjetër “gafë” që kishte nervozuar shqiptarët, duke vallëzuar me flamurin serb në një koncert.
Pas koncertit ajo kishte deklaruar se nuk e dinte se cili flamur është.
Vallë cili do të jetë arsyetimi i Ritës tani?