Sot me datë 08.09.2019 u mbajt takimi mobilizues në teren duke filluar me rininë e nëndegëve Qabiq (Dobërdol) dhe Siqevë.
Kryetari i forumit rinorë të LDK-së dega në Klinë z. Adnan Bekaj dhe përqafesuesi i PSHDK-së në Klinë z. Arbnor Berisha, me fjalët e tyre drejtuar rinisë kërkuan mobilizim të vazhdueshëm gjatë fushatës dhe pas sajë, po ashtu u bë edhe njoftimi i të rinjve për ardhjen e Kryeministres Vjosa Osmani me datë 10.09.2019 në Komunen tonë.
I pranishëm ishte edhe kryetari i nëndegës së Siqeves z. Ali Rraci ku ju drejtua rinisë me fjalë përshendetëse.
Rinia e këtyre dy nëndegëve shprehi gatishmerinë për mobilizim dhe përkrahje të fortë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Falenderojmë për pritjen organizatorëve dhe përfaqesuesve të asaj ane Reshat Rraci dhe Lekë Gashi.