Rinia Demokratike e Komunës së Klinës, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës, vazhdon të qëndrojë aktive edhe në këto ditë të nxehta vere.
Gjatë fundjavës, rinia e Klinës së bashku me atë të Pejës dhe Istogut zhvilluan aktivitetin e titulluar “Hiking” apo ecje në natyrë tek Ujvara e Mirushës.
“Të grumbulluar nga regjioni i Pejës, por edhe me mysafirë nga selia qendrore e partisë, aktiviteti u zhvillua si ngjitje tek ujvarat e Mirushës, ku patëm mundësinë të shohim nga afër bukuritë natyrore të Rrafshit të Dukagjinit.
RDK në Komunën e Klinës do të vazhdojë të qëndrojë aktive dhe me aktivitete të shumta në vazhdimësi.
Bashkë ia dalim, RDK!”, shkruan RDK – Dega në Klinë përmes një postimi në FB.