Liga e Parë pritet të jetë shumë interesante si për kreun e tabelës ashtu edhe për luftën për mbijetesë.
Në fundjavë do të filloj stinori pranveror, ku pesë skuadra me vetëm dy pikë dallim kërkojnë Superligën, shkruan Indeksonline.
Besa (28), Arbëria (27), Liria (26), Malisheva (26) dhe Istogu (26) do të luftojnë deri në fund për tu ngjitur në nivelin më të lartë të futbollit kosovar.
Këtë sezon do të mund të promovohen vetëm dy skuadra dhe nuk do të ketë Play-off pasi që do të ndryshoj sistemi i Superligës me vetëm 10 skuadra.
Këto janë ndeshjet që do të luhen në fundjavë në kuadër të javës së 17-të:
E shtune, ora 13:00
Drenasi – Vëllaznimi
KEKu – Liria
R.Sadiku – Arbëria
E diel, ora 13:00
Malisheva – Vllaznia
Besa – Vitia
2 Korriku – Dardana
Ulpiana – Trepça
Onix – Istogu.