Futbolli në Shqipëri mund të thuhet se edhe zyrtarisht ka filluar.
Ekipet shqiptare dje zhvilluan disa ndeshje miqësore ndërmjet vete, transmeton Gazeta Sinjali.
Në 10 ndeshje sa u zhvilluan, Tirana shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Vlorës.
Fitore me shumë gola shënoi Partizani. Ata mposhtën Turbinën me rezultat të thellë 8:1.
Me rezultat të lartë fitoi edhe Tetuta. Ekipi nga Durrësi mposhti Ereznin me rezultat 4:0.
Skënderbeu mposhti Dinamon me rezultat 4:1. Këto ndeshje janë si nxehje para rifillimit të sezonit./