Rikthehen çmimet e larta të derivateve në vend, vendimi i Qeverisë nuk po njihet fare!

Ka disa javë që çmimi i derivateve në bursë ka rënë drastikisht. Por, për tregun kosovar nuk po vlenë fare ky fakt. Çmimet e derivateve janë rritur ndjeshëm në dy ditët e fundit.

1.79 euro për litër po shitet sot nafta në pompat kosovare. Nga 1.47 deri në 1.49 është çmimi i benzinës për litër në Kosovë. Një javë më parë, Qeveria e Kosovës a miratuar Udhëzimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë me karburante dhe derivateve të tjera.

Në bazë të këtij vendimi, çmimet e derivatave në Kosovë do të përcaktohen sërish me një “tavan” që do ta vendosë Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Por, duket se ky vendim ka mbetur në letër dhe se nuk po praktikohet fare.

Janë qytetarët ata që po vuajn çmimet e larta të derivateve në vend./