Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe disa kolegë të tij ministra kanë bërë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 dhe T7, njëri me gjatësi 262 dhe tjetri 122 metra, si pjesë e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.
Aliu ka shkruar se po punohet intensivisht për plotësimin e të gjitha elementeve të tjera për të funksionalizuar dhe rehabilituar Linjën e 10 hekurudhore, që përfshin edhe linjat Fushë Kosovë-Mitrovicë dhe Mitrovicë-Leshak.
Ai ka falendëruar edhe institucionet bankare evropiane për mbështetjen e dhënë financiare për realizimin e projektit.
“Sapo e bëmë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 me gjatësi prej 262 metra dhe T7 me gjatësi prej 122 metra, si pjesë e aksit të linjës hekurudhore ???? Hani i Elezit-Fushë Kosovë.
Tashmë po punohet intensivisht për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm për funksionalizimin dhe rehabilitimin e Linjës së 10-të Hekurudhore, që përfshin edhe linjat tjera si ???? Fushë Kosovë-Mitrovicë, dhe ???? Mitrovicë-Leshak.
Falënderojmë Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Evropiane për Investime (EIB), si dhe Fondin për Investime për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), për bashkëpunimin e vazhdueshëm për realizimin e projektit”, ka shkruar ministri Aliu.