Ridvan Muharremi është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, përmes një njoftimi të lëshuar për media.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për media nga Prokuroria Speciale
Prishtinë, 4 tetor 2024 –
Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.