Një grua shtatzënë nga Gjakova ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Siç mëson Indeksonline, gruaja shtatzënë ishte duke u trajtuar nga dje në QKUK ndërsa sonte është transferuar në Klinikën Infektive.
Transferimin e saj në Klinikën Infektive e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.
“Tash më lajmëroi ekipa kujdestare që rasti është transferuar në Klinikën Infektive”, tha shkurt doktoresha.
Ndryshe gruaja 40 vjeçare u transferua dje nga Gjakova duke u dërguar si fillim në Urgjencë, për t’u transferuar më pas në Klinikën e Neurologjisë.
Gruaja raportohet të ketë pasur si fillim lodhje e plogështi ku pas hospitalizimit ajo u transferua në Neurologji, e sonte drejtë Infektivës.
E njëjta u testua edhe dje edhe sot për COVID-19.
Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë e COVID-19, ku numri i të infektuarve tashmë të konfirmuar ka shkuar në 387, 66 të shëruar dhe nëntë viktima.