Një person nga Gjilani i infektuar me koronavirus nuk ka respektuar udhëzimet për vetëizolim.
Policia e Kosovës gjatë kontrollës ka hasur në të dyshuarin që ka ikur nga vetëziolimi, edhe pse kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk iu është përmbajtur udhëzimeve të IKSHP-së për vetë izolim, ku i njëjti ka rezultuar pozitiv në test. Pas verifikimit nga njësiti policor me datë 27.05.2020, është vërtetuar se i njëjti nuk ka respektuar udhëzimet për vetë izolim”, thuhet në njoftim./