Ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Rexhep Selimi, shënon sot 50 vjetorin e lindjes.
Ani pse ai gjendet në Hagë, urimet për ditëlindjen e tij, kanë ardhur nga bashkëpunëtorë të tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëluftëtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Asistenti i Rexhep Selimit, Besart Bujupi, ia ka dedikuar një shkrim në shënim të ditëlindjes së tij.
Bujupi ka theksuar se ani pse po e ndjejnë mungesën e Rexhep Selimit, këtë mungesë do ta konpensojnë shumë shpejt.
Shkrimi i plotë i tij:
Edhe 100 dost! Edhe pse kesaj radhe ne largesi, do te ngrejme dolli patjeter: per shoqerine tone, per fjalet tua te urta e te drejta, per shembullin qe ke dhene e per te qeshurat qe s’pat brenge qe na i ndali!
Kete mungese tenden e kompenzojme kur te shihemi se shpejti.