Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka ngushëlluar familjarët dhe shokët e policit që humbi jetën mbrëmë në aksion, Sami Thaçi.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, Selimi ka thënë se Kosova ndjen dhimbje për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Thaçi, teksa policit tjetër të plagosur, Artur Mrasori, i ka uruar shërim sa më të shpejtë, pas lëndimeve të marra në aksionin policor që ka ndodhur mbrëmë në Zhur të Prizrenit.
Shkrimi i plotë i Rexhep Selimit:
Sot Kosova ka dhimbje për humbjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës dhe veteranit të luftës së UÇK-së Sami Thaçi.
Le të jemi pranë familjes së tij, kolegëve dhe shokëve të tij.
Le të të jemi po aq të përkushtuar edhe për shëndetin zyrtarit të plagosur në aksion Artur Mrasori. pic.twitter.com/TrA5Wta80P— Rexhep Selimi (@RexhepSelimi_10) January 29, 2020