Njëri nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, sot feston ditëlindjen, dhe mbushë 52 vjet.
Ditëlindjen e tretë me radhë Selimi po e pret në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara.
Selimi me rastin e ditëlindjes është vizituar nga bashkëshortja Shqipe Mehmeti-Selimi dhe dy fëmijët e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gruaja e Selimit në rrjete sociale.
“Urime ditëlindja Rexhë! Gjithmonë ditëlindjet bashkë!”, ka shkruar ajo.