Revista japoneze e indeksuar edhe në platformën Scopus ( Interational Medical Journal.ISSN: 13412051. Volume 28 , Issue 08, August, 2021) ka publikuar punimin shkencor te Profesorit te UBT-së ass .dr.sc. Zafer Gashi me bashkëpuntorë me titull: The sperm vitality test ëith Eosin-Nigrosine can be used as an indicator of globospermia type III
Ky punim i profesor Gashit ka rëndësi shkencore, për faktin se është i pari në Kosovë dhe i vetmi i llojit të tillë që ka arritë ta detektoj një patologji gjenetike të një meshkull infertil ( pamundësi të ketë femijë ) dhe kjo diagnozë quhet GLOBOZOSPERMIA, shkruan Klina.info
Rëndësia e këtij punimi te prof Gashit rritet më atë se të dhënat shkencore tregojnë se një diagnozë e tillë është e rrallë dhe gjendet 1: 65.000 meshkuj ose në popullatë si përqindje 0.01%. Profesor Zaferi ka edhe shumë publikime të tjera shkencire në revista të njohura ndërkombëtarisht.
Profesori është i vetmi Embriolog Klinik në Kosovë.