Trupat britanike po vazhdojnë të patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi, si pjesë e misionit të NATO-s në vend, KFOR-it. Së fundi, numrit të tyre iu shtuan edhe disa pjesëtarë të tjerë, pas tensioneve në veri.
“Reuters” ka qëndruar në veri, derisa shkruan se NATO shtoi një mijë trupa në rajon, duke e rritur prezencën në katër mijë e 500 paqeruajtës nga 27 shtete.
Sipas këtij mediumi, ushtarët britanikë po mbajnë ndërrime 18 orëshe në kushte të motit të acartë, duke u siguruar që armë e grupe të armatosura mos të hynë në Kosovë.
“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinë, e cila konsiston në kuptimin e modeleve të jetës, marrjen e inteligjencës për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë që më pas i kthehet KFOR-it (misioni i NATO-s) dhe më lart”, ka thënë lejtnant Joss Gaddie, nga Ushtria Britanike.