Sponzruar
Resnik, Klinë
13 Shtator
Banorët e fshatit Resnik, njëjtë sikur banorët e fshatrave të tjera shprehen të shqetësuar për kushtet e tyre elementare të jetesës dhe për ta emëruesi i përbashkët mbeten qeverisjet e keqija të pas-luftës.
Njëjtë sic shpreheshin të shqetësuar për vitet e humbura, njëkohësisht ishin plotë shpresë për qeverinë në ardhje të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Shqetësimi primar i prindërve ishte se fëmijet e tyre po migrojnë, kurse, shkollat po zbrazen.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në krye të zotimeve të saj ka vendosur zhvillimin ekonomik dhe arsimimin cilësor, më konkretisht, që fëmijët gjatë shkollimit primar dhe sekondar të klasifikohen sipas arritjeve dhe kualiteteve të tyre, që në fund ata të jenë të mirë-përgatitur për tregun e punës.
Unë mendoj që universitetet nuk duhet të shihen si institucione që mirëmbajnë qetësinë sociale te të rinjëve, por si institucione që garantojnë cilësinë dhe garantojnë punësim për të rinjët. Kjo do ishte zgjidhja më e mirë për ndalimin e migrimit te të rinjëve. Dhe kjo do bëhet më së miri përmes listës fituese, ku unë mbaj numrin 95.