Pas reshjeve të borës, komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, në mëngjes ka filluar aksionin për pastrimin e rrugëve, ku po punohet me një angazhim maksimal që të gjitha rrugët të pastrohen dhe qarkullimi të zhvillohet normalisht në të gjitha lokalitetet.
Për t’u njohur nga afër me gjendjen e rrugëve të lokaliteteve dhe zhvillimin e qarkullimit, ekipet e komunës janë në teren, ndërsa puna për pastrimin e rrugëve po vazhdon nga kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.
Rrugët janë të kalueshme pas këtyre reshjeve të borës dhe qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht.
Apelohenë të gjithë vozitësit që të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Për raste urgjente qytetarët mund të telefonojnë në numrat
????049 428 900 dhe
????044 139 203.