Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo raportoi se 367 njerëz vdiqën në të gjithë vendin nga koronavirusi përgjatë 24 orëve të kaluara, në një konferencë shtypi sot.
“Shkalla e pacientëve të shtrirë në spital është në rënie, numri i të intubuarve është në rënie. Edhe numri i rasteve të reja me Covid është në rënie. Ende nuk është mirë. Dje kemi pasur 1.000 raste të reja me Covid. Ky normalisht do të duhej të ishte një lajm i tmerrshëm. Lajm i tmerrshëm është edhe raportimi i 367 vdekjeve”, tha Cuomo, raporton CNN, transmeton lajmi.net. “Nuk ka kontekst relativ me vdekjen. Vdekja është vdekje; vdiqën 367 njerëz; 367 anëtarë familjarë”.
Më 24 prill New York raportoi 437 vdekje lidhur me koronavirusin
“Ne jemi përsëri ku ishim më 31 mars, para se të fillonte rritja dramatike e numrit të rasteve.